Home KRYESORE Dialogu i Rames dhe mos-dialogu i Macron!

Dialogu i Rames dhe mos-dialogu i Macron!

Nga Rezart Palluqi

Kam dite qe pyes vehten: perse kembengul kaq shume kryeministri shqiptar Edi Rama per dialog?

A jane kerkesat e studenteve kaq abstrakte qe zoti Rama nuk i kupton dot thelbin e e kerkesave te studenteve? Studentet jane te qarte. Ata kane 8 kerkesa. Ato jane aq te qarta saqe nuk nevojitet asnje interpretim gjuhesor apo juridik. Studentet nuk kane leshuar vargje poetike abstrakte qe lypin analize filozofike.

Zoti Rama mund te plotesoje fare lehte nje pjese te kerkesave te studenteve duke thirrur nje séance paralamentare dhe atje te sjelle ligjerisht ndryshimet e domosdoshme per plotesimin e kerkesave. Kuptohet qe jo cdo gje kerkon populli ne rruge eshte e plotesueshme.

Nuk me duket ekstreme qe ne disa pika qeveria te mos jete dakord. Atehere zoti Rama mund te beje nje oferte nga ana e tij dhe studentet nga ana e tyre te reagojne derisa te gjihet rrugezgjidhja e mesme. E kjo mund te behet pa i kerkuar studenteve te dorezojne armet e protestes.

Kryeministri francez Macron nuk u kerkoi dialog protestueve franceze. Mbas dy javesh ai u dorezua dhe ua plotesoi kerkesen duke anulluar taksen e re ndaj karburantit. Ne te njejten rruge mund ta zgjidhe kete krize edhe Edi Rama. Apo mos eshte Rama me i zgjuar dhe me me kulture demokratike se sa Macron, qe drejton nje vend me nje tradite qindravjecare demokratike?

Me duket qesharake qe Rama iu kerkon studenteve nje perfaqesi per negociata. Perse u dashkerka kjo perfaqesi? Ketu nuk nevojitet ta zeme ekspertize juridike.

Rama duhet te demonstroje sinqeritet e kete mund ta beje duke zgjidhur disa prej kerkesave te studenteve. Perndryshe dialogu qe ai kerkon jo vetem qe nuk bazohet ne asnje logjike juridike apo morale por eshte edhe nje truk per te c’aktivizuar shpirtin e protestes se studenteve.

Besoj se termin dialog mund ta zevendesonim me termin negocim. Mirepo negociatat do t’ishin te mirekuptueshme vetem nese Edi Rama do te kishte plotesuar disa prej kerkesave te studenteve. Kete gje ai nuk e ka bere ndaj edhe zhurma qe ai po ben per te ashtuquajturin “dialog” eshte nje mashtrim I hapur dhe I turpshem.

R.P

Share: