Home KRYESORE “Do ta bëj tarifën sa mami jot”-Studentët zbardhin sherrin me Erion Braçen

“Do ta bëj tarifën sa mami jot”-Studentët zbardhin sherrin me Erion Braçen

Studentët e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, treguan se çfarë ndodhi sot midis tyre dhe deputetit Erion Braçe.

Pjesë nga biseda: 

Arbër Kola: Sot tek protesta, kur po kalonim nga Parlamenti tek Kryeministria patëm një përplasje me deputetin Erion Braçe. Përveç se na ofendoi dhe na shau. Ne kemi bërë shumë meme. Ai na tha: Keni marrë brisk me vete? I thashë sa brisku je në këmbë. Në atë moment, ai filloi duke sharë në mënyrë banale. U afrua tek unë dhe pati kontakt fizik dhe unë nuk reagova. I thashë që jo vetëm ti por merr edhe të “gjatin” dhe do të keni probleme.

Studente: Në momentin që doli, ai tha ej prit, e di çfarë të bëjë? Ai tha do ta bëj tarifën sa mami jot.

Kola: Kemi disa video, por momentin e përplasjes fizike nuk e kemi.


360grade.al

Share: