Home KRYESORE Drejtoresha e mësueset, presion për të mos dalë në protestë

Drejtoresha e mësueset, presion për të mos dalë në protestë

Drejtorët e gjimnazeve në Tiranë dhe mësueset kujdestare kanë ushtruar presion tek nxënësit për të mos i lejuar të marrin pjesë në protestë. Këtë e pohoi një nxënës i Partizanit për mikrofonin e Neës 24. “Nuk jemi të gjithë këtu, vetëm disa, sepse na thanë kush bojkoton mësimin jo vetëm do marrë mungesa por do ketë dhe penalizime të tjera”, tha maturanti.

Po kështu presion u është bërë edhe nxënësve të gjimnazit Petro Nini Luarasi. Drejtoresha ka tentuar të mos i lejojë të dalin nga shkolla dhe pasi nxënësit janë mbledhur në oborr janë përzënë nga roja dhe mësuesit. Gjimnazistët e Petro Ninit u detyruar të shkojnë në oborrin e fakultetit të Juridikut për të protestuar./opinion.al

Share: