Home KRYESORE “Dy emrat (e mundshëm) të opozitës për kryebashkiak të Tiranës”

“Dy emrat (e mundshëm) të opozitës për kryebashkiak të Tiranës”

Kryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi zbulon dy emrat e diskutuar në radhët e opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

E ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Kryemadhi tha se emrat e diskutuar janë deputeti dhe kryetari i LZHK, Dashamir Shehi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas saj, propozimet konkrete do bëhen gjatë muajit janar kur edhe opozita të dalë me një emër të vetëm.

“Brenda janarit do të kemi emra. Kemi diskutuar Dash Shehin, Ylli Manjanin, e shumë e shumë të tjerë. Edhe fëmija im të jetë kandidat i Edi Ramës do të bëje fushatën më të egër kundër”, u shpreh Kryemadhi.

Share: