Home KRYESORE E FUNDIT/ Vajza e Azem Hajdarit lë mandatin e deputetes (Arsyeja)

E FUNDIT/ Vajza e Azem Hajdarit lë mandatin e deputetes (Arsyeja)

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka lënë mandatin e deputetes. Vajza e dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari sapo ka dorëzuar mandatin e deputetes.

Ajo shprehet se do t’i bashkohet protestës së studentëve dhe do të zhvishet nga çdo funksion politik për të cuar në fund amanetin e babait të saj.

Fjala e Rudina Hajdarit:

“Të dashur vëllezër dhe motra. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatit për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre. Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, por për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund.

Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është te Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë sot t’i bashkohemi studentëve.

Falënderoj studentët e dhjetorit, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, të luftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa”.

Share: