Edicioni debutues është artikuluar në pesë kategori – vepër e parë; vepër ndërtim i ri; vepër restaurimi ose rekuperimi; vepër pajisjeje ose interieri; vepër në hapësira publike, në peisazhe dhe rigjeneruese – mbi të cilat janë thirrur të shprehen prof. Marco De Michelis, ark. Sandy Attia, ark. João Luís Carrilho da Graça, ark. Simone Sfriso i TAM associati dhe prof. Guido Borelli, anëtarë të jurisë ndërkombëtare.
“Një Çmim mbi arkitekturën është një element përcaktues i transformimit të territorit” ka komentuar presidenti i Këshillit Rajonal, “por shërben edhe për të mbështetur praktikat e mira të inovacionit mjedisor dhe civil. Gjithashtu, mund të jetë i nevojshëm për t’i dhënë një shtysë rrugëtimit të rritjes së shumë profesionistëve të rinj. Unë uroj që Çmimi të bëhet një pikë referimi për kulturën arkitektonike në nivel kombëtar. Duke i vlerësuar veprat në tërësi, nga projektimi te realizimi, duke kaluar nëpërmjet kërkesës së porositësit, ky Çmim nuk do të theksojë vetëm firmën e arkitektit, por të njohë edhe kurajon, ngulmimin dhe aftësitë e atij që beson se një arkitekturë cilësore është ende e mundur”.
Përurimi 4 dhjetor 2018 ora 17 – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (hyrja prane Bunk’Art)
E hapur 5 – 30 dhjetor 2018 ora 10 – 20