Home Approccio Italo Albanese Ela Daci: Rruga dhe opinion im nga emigrante ne projektet e BE

Ela Daci: Rruga dhe opinion im nga emigrante ne projektet e BE

Zonja Daci përshëndetje. Mund t’ju kërkojmë një vetëprezantim para se të nisim intervistën tematike?

Jam Ela Daci nga Kruja. Jetoj nga 20 vite jasht Shqiperise. Kam jetuar ne Itali pothuajse gjithe kohes me perjashtim te 2 viteve ne Bruksel Belgjik ku kam punuar prane Parlamentin Europjan. Aktualisht jetoj ne Rome dhe punoj per Link Campus University ku merem me fondet e BE-se dhe te NATOs.

– A jeni ndjerë e diskriminuar si e huaj në Itali dhe a keni pasur probleme me integrimin tuaj në këtë vend?

Te jem e sinqert PO. Ne vitin e pare te shkolles se mesme ne Sassuolo, qytez e Modenas kemi qene 2 persona te huaj ne te gjithe shkollen. Un, pra nje e huaj nga Shqiperia dhe nje i huaj nga Gana. Integrimi ne shkollen e mesme ka qene shume i veshtire pasi italianet akoma nuk ishin te mesuar me te huaj ne jeten shkollore.

– Mund të na shpjegoni mekanizmin e shpërndarjes së fondeve evropiane?
Sa përfiton dhe mund të përfitojë prej tyre Shqipëria?

BE-ja eshte donatori i pare ne Shqiperi. Shqiperia si vend kandidat ben pjese ne Programin e IPA-s i cili eshte Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit. Ne programimin e viteve 2014-2020 Shqiperise i perket 649.5 milion euro ne reformat e administrates publike, reformat ne drejtesi, ekonomin sostenibile, qytetarsine, buqesine dhe zhvillimin rural. Shqiperia perfyton IPAn II. Nese Shqiperia do avancoje ne hapjen e negociatave ajo do mari pjese tek IPA III, IPA IV te cilat permabjne oportunitete financiare te tjera.

Pervec programit te IPEs Shqiperia mer pjes tek programe te tjera europjane sic jane Erasmus+, Horizon 2020, Interreg IPA, Adrion dhe EuropeAid. Ne kto programe mund te aplikojne per fonde: institute publike, universitete, qendra kerkimi, sipermarrje, organizata jo vitim prurse, organizata jo qeveritare. Shqiperire i nevoitet nje “zyre” qe ka per detyre informimine per fonde dhe per oportunite europjane sic e kan te gjithe vendet e tjera.

– Cilat janë mbresat e përshtypjet për Shqipërinë në mjediset komunitare në Bruksel?

Kam pasur mundesine te bashkebisedoj me eurodepute, me adminatrator te parlamentit europjan ashtu edhe me administrator te komisionit europjan, gazetar si edhe lobist, “policy makers” etj mbi Shiperine dhe mund te them qe pershtypja qe ata kan mbi Shqiperine , nje vend i vogel diku ne Ballkan, nje vend ish komunist, i varfer ku ka shume korrupsion.

– Kur mendoni se mund të aderojë Shqipëria në BE?

Komisioni europjan dha rekomandimin 2 vite me perpara per hapjen e negoziatave. Qershor 2019, Shqiperia ka daten e caktuar per hapjen e negociatave. 26 maj 2019 jane zgjedhjet europjane. Pra do te kemi nje parlament me deputet te ri dhe nje komision me komisioner te ri. Atehere hapen 2 skena: 1) nese votat e maxhorances do te ngelin ato qe jane tani, pra grupi pupullisteve europjan PPE-se dhe i Social Democrateve S&D atehere Shqiperia ka shume mundesi per hapjen e negociatave 2) nese parlamenti europjan do te kete maxhorancen e te djathteve extremiste atehere do jete me e veshtire per Shqiperine. Duhet te konsiderohet edhe cilat do jene prioritetet e Presidentit te Komisionit europjan. Do te kete ne axhenden e tij zgjerimin? Vendimi perfundimtar do te meret nga Keshilli europjan me 27 kryeministat e vendeve anetare. Shqiperia po ben perparime ne rrugen e reformave. Mendoj qe nese do te kryhen detyrat se shpejti do jemi pjese e familjes europjane.

Share: