Gazeta Tema, në një shënim që s’është as lajm as koment, me akuzon mua dhe Ervin Gocin si aktivistë që po i shërbejmë Sali Berishës dhe PD-së, duke kërkuar që protesta të jetë politike.
Sipas saj ne paskemi sulmuar studentët duke reaguar ndaj përzënies së banorëve të Astirit nga protesta si dhe sepse jemi shprehur se nuk ka kuptim që një protestë të jetë jo politike kur ajo i adresohet qeverisë. Gazeta thotë se neve na paska djegur shumë pse studentët nuk kanë lejuar PD-në të përfitojë nga kjo situatë.
Natyrisht kjo gazetë nuk ka sy në ballë të lexojë, e zeza mbi të bardhë, se unë kam shprehur vetë që protesta nuk duhet të instrumentalizohet nga asnjë parti politike, por ndërkohë ajo duhet të mos instrumentalizohet gjithashtu qeveria, siç duket se po ndodh, në segmente të caktuara brenda saj. Kjo mënyrë depolitizimi, që duket se i pëlqeka shumë edhe Mero Bazes, është pikërisht një mënyrë sesi protesta mund të instrumentalizohet pikërisht nga armiku i saj, Edi Rama.
Vetë fakti që Gazetës Tema i paska djegur reagimi ynë dhe i dhjetra analistëve e pedagogëve që kanë shprehur se protesta nuk mund të jetë politike, tregon se ne kemi të drejtë. Depolitizimi i protestës, në mënyrën sesi është paraqitur deri tani, i shërben vetëm Ramës.
Edhe vetë Mero Baze kërkon që banorët e Astirit të mos bëhen pjesë e protestës dhe po kështu vetë Mero Baze kërkon që protesta të adresohet, jo thjesht ndaj qeverisë, por ndaj të gjithë klasës politike. Pra qëllimi që ka Rama është që protesta ta shperndaje fokusin dhe të mos adresohet ekskluzivisht dhe konkretisht tek ajo cfarë po bën qeveria me ligjin për arsimin.
Sigurisht që të dyja partitë kanë kontribuar për shkatërrimin e arsimit në këta 28 vjet. Por, siç e kam thënë më parë, nuk ka kuptim që një protestë të ngrihet kundër të kaluarës. Studentet janë ngritur kundër qeverisë, jo kundër historisë. Nevoja e Ramës për ta shpërqendruar fokusin e protestes është mënyra e vetme sesi ai të shpëtojë prej saj dhe rrjedhimisht, kjo është mënyra perfekte për ta bërë protestën të dështojë. Ai ka nevoje dëshpëruese të dalë barazim nga kjo gropë, dhe protesta nuk duhet t’ia japë këtë shans, nësë dëshiron të arrijë sukses.
Ketu keni shkrimin humoristiko-jopolitik te gazetes Tema:
http://www.gazetatema.net/2018/12/08/perpjekja-e-berishes-pd-se-dhe-lsi-se-per-te-vjedhur-protesten-me-qytetarin-dixhital-dhe-aktivistet-e-pavarur/