Ronald Weinland, i cili shërbeu si ministër për kishën me bazë në Ohajo, ka diskutuar në lidhje me shenjat që tregojnë se profeti do të kthehet në Tokë në qershor të vitit të ardhshëm.
Në një pjesë të botuar në internet, autori, i cili shkroi “Profecitë kundër Kombeve”, sugjeroi që kjo të ndodh pas Luftës së Tretë Botërore në shkurt ose mars të vitit 2019.
Duke deklaruar se ardhja e dytë varet nga një luftë globale, Z. Weinland shkroi: «Perëndia ka zbuluar se kthimi i Krishtit duhet të përputhet plotësisht me kohën e disa Ditëve të Shenjta dhe se brenda saj, duhet të ketë përmbushjen e segmente shumë specifike të kohës”.
“Numërimi i parë në të cilin kjo ngjarje mund të kishte ndodhur ishte në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 2012 ose në vitin 2013. Por kjo nuk ndodhi në atë kohë”
Weinland ka supozuar se një gjë e tillë do të ndodh më 2019-ën, më 9 qershor, pa argumentuar gjatë arsyen përse.
360grade.al