Detja dhe “Astiri”! Nga Ilir Kadia
Ajo mbaroi gjimnazin me të tëra notat dhjeta!Rregulli ish se fakultetin mund ta zgjidhte vetë! Ëndërroi mjekësinë por e çuan në ekonomi bujqësore se…”kleçkë” në biografi!
Punoi fort çerek shekulli bashkë me burrin për një ëndërr:të kishin shtëpinë e tyre ku të rrisnin dy fëmijët, vajzën dhe djalin!
Shqipëria nuk u dha mundësinë! Shkuan në Kanada! Atje punon shumë, fiton shumë dhe… ka disa shtëpi! Por Shqipërinë e do shumë dhe nuk lë rast pa ardhur! E megjithatë!
“Po të kisha shtëpinë time nuk do e kisha lënë Shqipërinë!”-më tha Detja dje para se ikte për në Kanada. “Të gjitha ëndrrat, edhe pse njëzet vjet larguar i shoh me Tiranën.”
Fëmijët dua ti martoj me shqiptarë!
Po “Astiri”?! Ç’hyn ai këtu?
Kaq, afërsisht sa vite ka Detja në Kanada aq kanë banorët e tij të ardhur nga pjesët e tjera të Shqiperisë në Tiranë. Ndërtuan shtëpitë me mund e djersë në toka ku mbilleshin perime, lindën e rritën fëmijë, votuan gjithmonë për atë parti që u premtonte legalizimin e shtëpive dhe….!
Tani do ja prishin se duhet zgjeruar rruga! Në vend të legalizimit dhe pastaj dëmshpërblimin u premtojnë… gishtin më gojë! Dhe ashtu me gisht në gojë duke hedhur teserat e Partive në kanal… drejt Kanadasë!
Atje Detja shtëpitë e saj premton tua japë me qira më të ulët! Se i ka patriotë! Por… vetëm kaq!