Nga Osman Stafa
“Jam Anisa. Jam nga Korca. Studioj ne Tirane prej 3 vitesh. Jam tek UBT. Prinderit i kam papune. Babai perpara shume vitesh pati punuar ne Greqi, por atje mori fund cdo gje per shkak te krizes ekonomike dhe ai u kthye. Merrnim nje ndihme ekonomike dhe ate na e hoqen. Une kam edhe 2 motra me te vogla se veten. Kur fitova shkollen ne Tirane, babi nuk kishte mundesi te me conte. Donte qe shkollen ta hidhja ne Korce. Une nuk doja atje, sepse ne qytetin tim nuk ka te ardhme. Doja te vija ketej sepse doja te isha me e pavatur dhe te kisha me shume mundesi. Pas shume lutjesh, pas shume neteve pa ngrene, e duke qare, babait iu mbush mendja dhe duke kerkuar leke tek te afermit me dergoi ne Tirane. Por ne patem edhe nje pakt tjeter. I premtova babait qe te me paguante vetem shkollen vitin e pare, sepse per leket qe do jetoja atje, do punoja vete.
Erdha, fillova shkollen. Dhe muajin e pare fillova pune ne nje furre buke. Punoja turnin e pasdites 18:00 me 00:00. Nuk mund te punoja orar tjeter me heret, sepse shkolla s’kishte nje orar te qendrueshem, ndeyshonte here pas here. Njehere pedagogu vonohej, na duhej te kalonim oraret zyrtare te mesimit. Keshtu qe ndoqa kete forme.
Pas pune kthehesha ne shtepi shume e lodhur. Nuk kisha fuqine per te mesuar pas 6 oresh pune ne kembe. Por prap me vinte ne mendje pakti qe kisha bere me babain tim. Friksohesha nese nuk ia dilja, sepse do kthehesha ne Korce. Pastaj atje pervec se do duroja te gjithe fisin qe ti je e pazonja, se nuk mesoje, do me gjenin nje burre per te me rregulluar dhe kaq. Do rrisja femijet, pa nje pune, pa qene e zonja e vetes sime dhe duke shkuar tek dikush qe ma dhane per burre te tjeret.
Pija kafe, pija pije energjike per te qendruar zgjuar deri ne oren 4:00 te mengjesit. Ne fillim e kisha shume te veshtire. Me vinte gjumi ne klase, pa turp mund ta them qe, edhe me ka zene. Pastaj u mesova disi. Erdhi koha e provimeve. Lashe 1 provim semestrin e pare, dega ishte shume e veshtire dhe pedagogu pervec se na tha qe ne fillim te shkolles, qe me mua do e keni te veshtire, mesova qe merrte edhe 200 mije leke per provim. Edhe semestrin e dyte lashe 2 provime. Edhe edhe ne vit te dyte kam lene 2 provime. Aq mundesha te mesoja. Diten shkolle dhe naten pune. Ka qene nje torture per mua, por deri tani deri ketu kam arritur me fuqite e mia. Do doja me shume, por imagjinoni pak nje studente qe ne orarin qe duhet te mesoje, eshte ne nje furre buke, duke u sherbyer njerezve, per te marre nje rroge prej 300 mije lekesh ne muaj, qe do paguaj qerane, rrugen qe bej per ne shkolle, ushqimin qe ha cdo dite, por edhe rroba me duhen, s’mund te rri me nje pale, sepse ketu ne kete vend te tallin, po shkove ne shkolle me nje pale rroba.
Kjo ka qene jeta ime deri tani. Prinderit nuk kane para te paguajne shkollimin tim dhe une jam bere lek njeri sepse nuk fle gjume, nuk ushqehem mire.
Cfare do fitoj une ne fund te gjithe kesaj?
Asgje, sepse pedagoget pa leke nuk te japin provimet. Mua me duhen leket, sepse pa punuar s’mund te rri ne Tirane te shkollohem.
Tani gjate dites protestoj. Do shkoj ora 18.00 do iki ne pune, por te pakten pas pune, mendoj per neser, per protesten. Keto dite se kam ndjere lodhjen, ketu ne mes te studenteve edhe pse rrim gjithe diten duke protestuar.
Une kam dale ketu te ulen tarifat dhe dua qe pedagoget e korruptuar te ikin nga universiteti. Sepse pervec nuk na ndihmojne, na e bejne jeten ferr”.
P.s Nje nga historite qe sot e mora te rrefyer nga nje studente qe protestonte.