Home KRYESORE Instituti Kulinar Neranxi “portë e madhe” për institucionet e trajnimit dhe punësimit

Instituti Kulinar Neranxi “portë e madhe” për institucionet e trajnimit dhe punësimit

Nuk rreshtin kompanitë e trajnimit dhe punësimit te cilat i bien portës se Institutit Kulinar Neranxi dhe duan te prezantojnë te studentet e Kulinarise mundësi punësimi dhe trajnimi pas diplomimit.

Pas kontakteve dhe seminareve me IDEA dhe Swiss Contact, sot ishte radha e Premium Group Albania, (PGA) kompani e cila ofron trajnime dhe punësime ne Gjermani, Kroaci dhe me gjere ne Europe, për te rinjtë qe dëshirojnë qe profesionet e tyre ti ushtrojnë jashtë vendit.

Prezantimi i këtyre institucioneve publike dhe private tek nxënësit e shkollës se Kulinarise, për drejtoreshën Elona Rrapaj Kurti është një mundësi qe pasi te diplomohen te gjejnë pune sa me shpejt dhe dituritë dhe profesionalizmin e fituar ne shkolle ta implementojnë kudo qe ka hapësire për një jete profesionale dhe ekonomike me te mire.

Arben Sinojmeri, këshilltar me arsimin profesional pranë Institutit Kulinar Neranxi i cili ishte edhe iniciatori i këtij seminari, para se ti jepte fjalën drejtuesit te i PGA-se, Maks Gerbi, u tha nxënësve te pranishëm qe pasi te diplomohen, ata duhet te punësohen sa me pare qe profesionalizmin e fituar ne shkolle nga docentet qe janë chefat me te mire ne tregun e kuzhinës, ta ushtrojnë sa me pare dhe, sipas Sinojmerit, PGA e ofron këtë gjë.

Me pas e mori fjalën z. Gerbi i cili i njohu te rinjtë me mundesite dhe hapësirat e punësimit kryesisht ne Gjermani dhe Kroaci ne fushën e turizmit dhe kuzhinës.

Pas këtij prezantimi shume prej te rinjve u konsultuan ne mënyre te ndare me z. Gerbi i cili sipas kërkesave te tyre u tregoi se ata sapo te diplomoheshin, do te mund te ishin kontingjent i pare punësimi jo vetëm ne Shqipëri, por edhe ne Gjermani, Kroaci dhe Europe ku profesioni i kuzhinierit është shume i kërkuar.

Share: