Home KRYESORE Jemi të bashkuar, nuk na përçani ”, studentët brohorasin para Ministrisë

Jemi të bashkuar, nuk na përçani ”, studentët brohorasin para Ministrisë

Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Protestës i janë bashkuar edhe studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.

Studentët janë shprehur se qeveria ka afat deri të martën për të plotësuar kërkesat e tyre.

“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverise të njëjtat kërkesa me 8 pika. Deri të martën është ultimatumi dhe të martën është protesta më e madhe e parë ndonjëherë”- tha një nga studentët.

Ata i druhen përçarjes së protestës nga grupe apo faktorë të jashtëm.

“Nuk na përçani, jemi të bashkuar”- brohorasin studentët./opinion.al

 

Share: