Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor!
Kujdes, mos u ulni në tavolinë me Ramën se do ju urrej populli si Lulzim Bashën!
Protesta rrezikon të degradoj pikërisht në kulmin e saj. Tendencat që studentët të ulen në negociata me kryeministrin Rama janë të shumta po aq sa dhe përpjekjet për ta shuar përfundimisht protestën.
Çdo negociatë do nxjerri të humbur studentët për disa arsye:
1- Debati për arsmin e lartë dhe tarifat nuk është i ri por disa vjeçar, aq sa është bërë bajat, ka kaq kohë në media dhe qeveveria ka patur disa vite në dispozicion për ti plotësuar kërkesat.
2- Asnjë nga studentët sot nuk ka tagrin e përfaqësimit dhe nuk mund të shprehin vullnetin e tyre.
3- Studentët janë ende të pa strukturuar në lëvizjen e tyre dhe nuk kanë një lidership karizmatik dhe të fortë për të përballuar makiavelizmin e Ramës.
4- Kërkesat janë fleksibël dhe pritshmëria popullore është që të kalohet në kërkesa politike
5- Mediat kontrrollohen rreptësisht nga qeveria dhe do manipulonin në favor të Ramës çdo negociatë duke dëmtuar rëndë imazhin e lëvizjes studentore.
6- Studentët nuk mund të negociojnë të panegociueshmen, me një qeveri që premtoi Rilindjen e tërë sistemit, arsimi nga Gurakuqi dhe Çabej, 100 vite më pas përfundoi te Lindita Nikolla me mesatare 5.9. Rikonfirmimi i mandatit të Lindita Nikollës si ministre Arsimi i heq çdo të drejtë morale dhe politike Ramës për negociatë.
7- Lëvizja studentore nuk është çadra e Lulzim Bashës që u ngrit si kurth për kundërshtarët dhe barkë shpëtimi kundër Vetingut, e ku lideri protestës tradhtoi kauzën dhe u shit gjatë negociatave tek Rama.
Për të gjitha këto arsye çdo student që do pranonte negociata do ishte një besprerë ndaj miqve dhe bashkë-protestueve.
Nëse doni të fitoni dhe që nesër e gjithë Shqipëria të mos tallet me ju, mos negocioni si Lulzim Basha se do damkoseni për jetë si tradhëtarë.
Edhe sikur bota të përmbyset ju duhet ta fitoni me forcë kauzën, por jo me negociata!