Home KRYESORE Lindita Nikolla dhe Arben Ahmetaj largohen të parët nga qeveria, ja kujt...

Lindita Nikolla dhe Arben Ahmetaj largohen të parët nga qeveria, ja kujt i vjen radha…

Kryeministri Edi Rama konfirmon ndryshimet në qeveri.

Të gjithë ministrat që kanë 5 vite në qeverinë e tij do të largohen, ndërsa e para që i përmendet emri është Lindita Nikolla.

“Nuk diskutohet që ministrat që do të largohen sot kanë një rol tejet pozitiv. Ata janë një investim strategjik. Të gjithë ata që kanë pesë vite në qeveri do t’iu lënë të tjerëve”, u shpreh Rama.

‘’Lindita do të largohet dhe do të shkojë në Lezhë”, u shpreh Rama.

Rama tha se Besa Shahini zëvendëson Lindita Nikollën. Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit.

Ministri i dytë që do të largohet është ai i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj.

Share: