STATUSI I PETRIT VASILIT
Skandal!! KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë.
KLP në mënyrë skandaloze shkel ligjin e funksionimit të vet.
S’ka mundësi që askush të pranojë e të legjitimojë këtë veprimtari aventureske të KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojnë pasi:
Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).
KLP të ndalet dhe të mos thellohet në paligjshmëri, sepse kësisoj po ndihmon kaosin, paligjshmërinë dhe ilegjitimitetin e institucioneve të reja.
Çdo gjë e lindur mbi antiligjshmërinë është antireformë dhe atentat ndaj shtetit ligjor.
KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN!!!