Home KRYESORE Macron kritikon Trumpin. Ja çështjet e debatuara!

Macron kritikon Trumpin. Ja çështjet e debatuara!

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kritikuar vendimin e Donald Trump për tërheqjen e njëanshme nga Siria të trupave ushtarake, duke pohuar që “një aleat duhet të jetë i besueshëm. Ndiej shumë keqardhje për vendimin e SHBA-ve”.

Macron gjithashtu falënderoi Jim Mattis, kreun e Pentagonit që paraqiti dorëheqjen e tij pas njoftimit nga presidenti amerikan. Ndërkohë Trump ka njoftuar: “Patrick Shanahan do të jetë Sekretar i ri i Mbrojtjes”.

Kësisoj, do të jetë Patrick Shanahan, ai i cili do të zërë vendin e Jim Mattis, në konflikt të hapur me Trump pas vendimit për të tërhequr trupat nga Siria dhe Afganistani.

Vetë Presidenti shkoi në Twitter: “Unë jam i kënaqur të njoftoj se zëvendëssekretari i Mbrojtjes i talentuar, Patrick Shanahan, do të marrë përsipër pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes duke nisur nga 1 janari 2019. Patrick ka një listë të gjatë të piketave prapa tij gjatë shërbimit të tij si zëvendës. Do të jetë i mrekullueshëm”. Manjati e përshpejtoi kështu largimin e Mattis me dy muaj, të planifikuar për në shkurt.

Pas këtyre zhvillimeve, kërcënimi i Turqisë rrezikon mbi popullsinë kurdo-siriane. Në fakt, në ditët e fundit, presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se donte të pastronte Sirinë nga milicitë kurde dhe ISIS. Sot, siç raportohet nga Trump në “Twitter”, shefi i Shtëpisë së Bardhë zbuloi se ai kishte “një telefonatë të gjatë dhe produktive” me Erdoganin.

“Ne kemi diskutuar për ISIS-in, përfshirjen tonë në Siri dhe tërheqjen e ngadaltë dhe të koordinuar të trupave amerikane nga zona dhe pas shumë vitesh ata kthehen në shtëpi,” shkroi Trump. “Ne gjithashtu diskutuam “mbi marrëdhënie të konsiderueshme në rritje të biznesit”, shtoi manjati.

v.l/Dita

Share: