Home KRYESORE Muç Nano: Ata që kanë shtëpi pa leje janë qytetarë të padenjë....

Muç Nano: Ata që kanë shtëpi pa leje janë qytetarë të padenjë. Tu ndalohet puna në administratë për 30 vjet

Gazetari Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacia” në “ABC News” ka komentuar protestën e banorëve të Unaza e Re. Fillimisht Nano deklaroi se ata që kanë ndërtuar pa leje këto vite në Shqipëri janë qytetarë të padenjë. Ai propozoi se edhe ata që kanë përfituar nga ndërtimet pa leje dhe i kanë marrë si prona të ligjshme duhet të ndalohen që për një afat kohor të mos punojnë në administratë dhe të mos përfitojnë asnjë të mirë publike nga shtetit. “Sikur ta kisha unë në dorë do t’u ndalojë të merrnin përfitime nga shteti për 30 vjet”,- tha Nano.

Por nga ana tjetër, Nano thotë se kur banorët kanë 20 vjet që banojnë në objekte si ato të Unazës së Re, ata kanë të drejtë të kenë dhe pretendime.

Në fund, Nano e mbylli editorialin e tij me shprehjen se “nuk e dinte se cila është zgjidhja për banorët e Unazës së Re. Zgjidhjen duhet ta gjejnë ata që paguhen për këtë gjë”.


360grade.al

Share: