Home KRYESORE Nesër tubim para konsullatës greke në Gjirokastër. Në Bularat mbërrijnë grekët për...

Nesër tubim para konsullatës greke në Gjirokastër. Në Bularat mbërrijnë grekët për të dyzetat e Kacifasit

Shoqatat atdhetare kanë njoftuar mbajtjen e një tubimi nesër në orën 11:00 në Gjirokastër, në sheshin “Çerçiz Topulli”, si një protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit. Janë jo pak, por katër persona nga Shqipëria që kanë humbur jetën, dy prej tyre në rrethana ende të paqarta.

Artan Hoxha i cili njofton në rrjetet sociale se policia ka miratuar lejen dhe tubimi do të zhvillohet sipas programit të mëparshëm përpara bustit të heroit Çerçiz Topulli, i cili ndodhet pranë konsullatës greke në Gjirokastër.

Policia e Shtetit, respektivisht Drejtoria e Qarkut te Gjirokastres ka miratuar kerkesen e Forumit Djemte e Laberise per tubimin e dites se shtune. Bëhet thirrje që protestuesit të mbajnë veshur simbole kombëtare; flamur kuqezi, shall, kapele etj.

Ndërkohë po nesër do të ketë në Bularat një ceremoni për të dyzetat e ekstremistit grek Kostandin Kacifas. Nga Greqia do të mbërrijnë disa autobusë me pjesëmarrës në ceremoni. Por pritet që policia shqiptare të refuzojë në kufi shumë prej tyre./lapsi.al

Share: