Home KRYESORE Nikollë Lesi: Gramoz Ruçi, mblidh urgjent parlamentin. Studentët po sëmuren, ndaj plotësoni...

Nikollë Lesi: Gramoz Ruçi, mblidh urgjent parlamentin. Studentët po sëmuren, ndaj plotësoni kërkesat

Studentët e kanë gdhirë, edhe këtë natë, në minus dy gradë në Tiranë duke protestuar për kërkesat jetike të tyre, ndaj duhet që kryeministri Rama ti plotësojë, duke lenë mënjanë kokëfortësinë ndaj studentëve. Realisht të gjithë studentët të ndarë në dy grupe për vendprotestën, por janë në një mendje për kërkesat: Të plotësohen 8 kushtet e paraqitura dhe kthehen në mësim.

Ata janë studentë ndaj duhet urgjent që Gramoz Ruçi, si burrë më i pjekur në mazhorancë dhe si prind të thërrasë mënjëherë parlamentin për të plotësuar gjithë amendimet e duhura ligjore në lidhje me çka kanë kërkuar studentët.

Gramoz!

Së pari je prind dhe mendo si i tillë. Së dyti mos e lerë situatën të degradojë keq, pasi studentët kanë 8 ditë protestë, në të ftohtë dhe të dërmuar, ndërkohë që ju si mazhorancë, ku ka deputetë të mençur e njerëzor, duhet të bindni qeverinë tuaj të plotësojë kërkesat.

Zoti Ruçi!

Duke qenë Ju në prag të pensionit politik, mbylleni karrierën duke u mbajtur mend si politikani që shpëtoi studentët në vitin 2018 dhe të mos kujtoheni për 2 prillin 1991!

Share: