Home KRYESORE Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2018

Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar.

Në pjesën bregdetare reshjet do të kenë intensitet të lartë e do të marrin karakterin e shtrëngatave me shkarkesa elektrike në orët e pasdites e të mbrëmjes. Në Alpe do të ketë reshje dëbore.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje 1-15 m/sek, ndërsa në bregdet deri në 25 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare.

Share: