Home KRYESORE Parashikimi i motit për 24-25 Dhjetor/Ja si do jetë koha për Krishtlindje

Parashikimi i motit për 24-25 Dhjetor/Ja si do jetë koha për Krishtlindje

Sot (e hënë) kthjellimet dhe vranësirat e lehta dominojnë pjesën e parë të ditës në bregdet dhe zonat e ulëta. Vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore duke rrezikuar reshje shiu e dëbore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mengjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C mëngjesi deri në 17 °C maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

E martë, 25 dhjetor 2018

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme do të bëjnë që orët e paradites të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të dendura, kryesisht në rajonin Verior dhe Veriperëndimor duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3 në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Moti në Opinion.al nga Meteoalb

Share: