Home KRYESORE Per studentet dhe pedagoget neomarksiste… Nga Ylli Panariti

Per studentet dhe pedagoget neomarksiste… Nga Ylli Panariti

Per studentet dhe pedagoget neomarksiste,

Bashke me shume individe te vecante ishit te paret qe kundershtuat ligjin per aresimin e larte, por pervec vezeve dhe salces se kuqe nuk arritet te nxirrni studentet ne rruge sic dolen keto dite – nuk mund ta quani vetem tuajen kete proteste.

Me teorine e skaduar marksiste, doni tu mbushni mendjen njerzve qe problemi eshte sistemi kapitalist – nuk e di me cfare emri e quani sistemin e Norvegjise, Hollandes, Gjermanise, Japonise, Kines, Korese se Jugut dhe .. Korese se Veriut, por ketu tek ne po i ndihmoni pushtetit qe te na kthehet e thote qe nuk jane ata problemi por sistemi.

Problemi, djem dhe vajza, jane keta hajdute, qe sa gdhihen ne mengjes mendojne si ti rrasin duart ne xhepat e secilit prej nesh dhe jo sistemi. Le te vijme nje here ne mireqenien e Frances, dhe pastaj protestoni kunder sistemit kapitalist.

Pasi filloje protesta doli skandali i letrave fallco te kompanise qe do merrte 20 milion nga buxheti (xhepat tane) – nuk ju shqeteson ju kjo, apo eshte politike? A do mund te rregulloheshin gjithe konviktet e Shqiperise me ato 20 milion? Gjerat jane te lidhura.

Share: