Home KRYESORE Plani B, “Qeveri teknike”, a do tja shtrijë dorën Basha, Ramës?

Plani B, “Qeveri teknike”, a do tja shtrijë dorën Basha, Ramës?

Sipas burimeve të 360grade, kryeministri i gjendur në vështirësi dhe nën trysninë e skandaleve dhe protestave, të cilat do të vijojnë ditë pas dite, është duke përgatitur në fshehtësi një Plan B, krijimin e një qeverie teknike, si ajo e një viti më parë në Maj – Qershorin e kaluar.

Negociatori për këtë plan B, është një sipërmarrës shumë i rëndësishëm shqiptar, që ka marrëdhënie shumë të mira me të dy krahët kryesorë të politikës, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste dhe që ruan një besueshmëri të plotë, sepse nuk e ka kryer për herë të parë një mision të tillë delikat, në interes të të dyja palëve.

“Negociatori”, sipërmarrës dhe afër politikës, është spiranca më e rëndësishme e këtyre kohëve që mban të lidhur në komunikim të fshehtë palët kundërshtare, por burimet thonë, se në Selinë blu, deri tani janë të bindur se nuk duhet ti japin dorën Ramës për herën e dytë…/360grade.al

Share: