Ashtu si dhe me qarqet e tjera në Shqipëri, këtë të mërkurë policia e shtetit ka bërë publik 31 emrat e personave më të kërkuar në qarkun e Shkodrës.
Ndryshe nga qarqet e tjera menjëherë bie në sy se shumica e më të kërkuarve është dënuar me vendime të rënda si burgim i përjetshëm, për akuza të vrasjes e deri tek ekzekutimet në rrethana cilësuese.
Ja personat më të kërkuar nga Policia në qarkun Shkodër. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin “Komisariati dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.-sqaron policia.