Home KRYESORE Politikanet demode ende shpresojne se protesta mund te percahet.

Politikanet demode ende shpresojne se protesta mund te percahet.

Nga Endri Shabani

Politikanet demode ende shpresojne se protesta mund te percahet.

Mjerane! Ajo qe ju mendoni se eshte percarje, eshte decentralizim.

Ju jeni mesuar me protesta qe kane pronare qe shperndajne bileta e mbajne lista, por studentet protestojne pikerisht sepse nuk duan me zot mbi koke. Duan te degjohen te gjithe si te barabarte dhe jo si qenie te neperkembura.

Ju jeni mesuar qe protestat kane barinj qe vene ne rresht turmen, por gaboheni. Ky grupim nuk eshte turme, por nje perqendrim shpirtrash te lire dhe mendjesh te bukura. Mjafton te shohesh memes qe kane pergatitur keto dite, apo menyren se si po sillen ne proteste apo perballe kryeministrit.

Ju jeni mesuar te beni sikur negocioni dhe manipuloni sa per te fohur gjakrat, per te vazhduar pastaj me avazin e perhershem. Por studentet po tregojne se jane me inteligjente sec i mendoni ju, apo (mbase) sec keni qene ju ne moshen e tyre.

Prandaj ka ardhur koha te kuptoni se ju ishit e ardhmja dikur, por sot ka ardhur koha e tyre.
Koha ka ardhur. Historia ka treguar se “ata qe e bejne revolucionin paqesor te pamundur, e bejne revolucionin e dhunshem te pashmangshem”.

Share: