Home KRYESORE Protesta e studentëve dhe amendimet e ligjit!

Protesta e studentëve dhe amendimet e ligjit!

Protesta e studentëve dhe amendimet e ligjit!

Nga Nora Malaj

Kushdo që është prind dhe qytetar, atdhetar dhe qytetar europian, kupton më mirë se kushdo që protesta paqësore dhe me standardet më europiane tregojnë se kjo është kauza e studentëve që kërkojnë zgjidhjen e problemit.

Dhe zgjidhje ka! Kjo bëhet nesër, nëse Parlamenti do të diskutojë amendimet e depozituara nga deputetët e LSI, për të bërë ndryshimin në buxhetin aktual, i cili do të sjellë plotësimin e 8 kërkesave të studentëve.

Zgjidhja është në dorën e përfaqësuesve të popullit. Është momenti që t’u jepet zgjidhje kërkesave të studentëve me rrugë ligjore. Vetëm kështu respektohet protesta dhe politika bën detyrën e saj.

Respekte dhe vlerësim për profesor Tupen dhe të gjithë profesoratin që i është bashkuar kauzës së studentëve. Respekte dhe vlerësim për Robert Alian dhe të gjithë artistët, që me shpirtin e tyre rebel, i bashkohen kauzës së drejtë të studentëve.

Tashmë zaret janë hedhur. Në tryezën e Kuvendit është dhënë zgjidhja. Amendim i ligjit dhe amendimi i buxhetit. Këto ligjërisht plotësojnë 8 kërkesat e studentëve!

Share: