Deri tani 9 qytete kryesore të Shqipërisë kanë dalë në proteste me kërkesa konkrete ekonomike: uljen e çmimit të karburantit, të energjisë elektrike. Qytetet në protestë, që kanë bllokuar pikat kyçe të akseve kombëtare janë:, Korça, Devolli, Kurbini Fieri, Vlora, Lezha, Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja. Për më shumë se 1 orë rrugët kombëtare janë paralizuar. Të frymëzuar nga studentët, qytetarët kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të tyre.