Home KRYESORE QË JU, POLITIKANË TË DËSHTUAR, E KENI PËRDREDHUR SI “PIÇKËN E DHISË”!

QË JU, POLITIKANË TË DËSHTUAR, E KENI PËRDREDHUR SI “PIÇKËN E DHISË”!

Nga Kasem Seferi

Nëntë ditë dhe netë të ethshme, jo vetëm në tiranë, por kudo në Shqipëri, besoj në tërë viset ku banojnë shqiptarët, pavarësisht, emrave të shteteve ku jetojnë.

Çfarë po ndodh, mund të pyesë gjithkush, brenda dhe jashtë vendit, në fushën e mendimit, studimit dhe vëzhgimit të të gjithë shkencave që studjojnë sjelljen njerëzore.

NË DUKJE TË PËRGJITHSHME VETËM NJË!

ZEMËRIM POPULLOR, MPREHUR NGA PADREJTËSIA TEK E ARDHMJA: STUDENTËT!

O TEMPORA! O MORES!

Janë mpleksur të gjithë makineritë njerëzore të njohura deri më tani:

POLITIKA, NË HIJE!

AKADEMIZMI, NË HIJE!

QYTETARI, NË DUKJE TË PARË, ME TË DREJTËN E TIJ TË PAMOHUESHME KONSAKRUAR NË KARTËN E HELSINKIT!

I KEMI SHRUAR NË KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË!

QË JU, POLITIKANË TË DËSHTUAR, E KENI PËRDREDHUR SI “PIÇKËN E DHISË”!

Mjaft!!!

Kjo lëvizje, sapo ka marrë të përpjetën e fitores (jo të përkohshme, por të përherëshme), pikërisht drejt qytetërimit që do të na çojë drejt integrimit në BE.

Kam lexuar dhe mbajtur shënime nga shumë personalitete vendas dhe të huaj me shënimin: “Shënime”, të cilat po i rendis (më falni), në mënyrë të përsëritur si vijon:

Eqrem Bej Vlora – Kujtime

Faqe 544

Ajo që ndeshej në shoqërinë shqiptare pas 1912 – tës, ishte trashëgim i reformës administrative osmane të Tanzimatit (1839). Kjo reformë solli me vete jo vetëm ndryshimin e sistemit administrativ, por edhe të gjithë shoqërisë shqiptare dhe të mënyrës së saj të jetesës.

Faqe 545

Vetëm më 1850 përfundoi zbatimi me dhunë i reformës (së Tanzimatit – shënim i KS). Një varfëri tronditëse mbuloi tani gjithë atë popullsi që pati jetuar në sajë të mercenarizmit (kryesisht në viset si Çamëria, Labëria, Mallakastra, Skrapari, Dangëllia, Kolonja, Bilishti, Dibër – Mati, Mirdita, Luma, Metohia dhe Kosova). Asaj iu hoq mundësia e vetme e ekzistencës; nga bujqësia ose tregtia nuk merrte vesh askush dhe kështu njerëzit vegjetonin në një gjendje të mjerueshme.

Indro Montaneli – Një dhe njëmijë

Faqe 20

Të këqijat, këtij populli plot plagë, i kanë ardhur të gjitha nga kjo përçarje jo vetëm krahinore, por dhe shoqërore, psikologjike. Shumë e rrezikshme edhe sot. Dhe më e vështirë nga ç’pandehet për t’u luftuar, më e vështirë se moçali dhe se malaria: me pasuri të ndara keq, me ca çifligarë bjerraditë shaluar mbi kurrizin e duruar (por deri kur?) të një vegjëlie të dërrmuar, pa një klasë të mesme që t’i zbusë përplasjet mes të parëve dhe të dytëve.

Brenda Mbretërisë, kundërvenie krahinash, brenda krahinës kundërvenie fis me fis, brenda fisit dhe brenda qytetit, kundërvenie familje me familje. Duke u vërtitur nëpër Shqipëri, kudo që ndodhesha, kjo “ndarje” më ka bërë gjithnjë përshtypje njëlloj. Shenja e qëndrueshme e Shqipërisë është dallimi.

Kësisoj ndodhi, por në një formë tjetër, gjatë diktaturës.

Kësisoj ka ndodhur deri këto 9 ditë të dhjetorit 2018.

Prandaj dhe me bindje (jo profetike) them se nuk duhet të ndodhë më.

Por, si?

Të mos i japin Edi Ramës dhe atyre që mëtojnë pushtetin rastin për t’u ulur në sofrën e bisedimeve pas një lëvizje që shpreh me anë të një simboli ëndrrën e një populli që një nga rilindasit tanë e e ka thënë fare qartë:

DIELLI LIND NGA PERËNDON!

Përse duhet të lindë “Dielli” i pushtetit nga LINDJA?!

PËRSE?!

PËRSE?!

PËRSE?!

O DEPUTETË (PE) LESHI!

DILNI DHE JEPNI DORËHEQJEN!

DO TË NGELENI NË HISTORI ME EMËR E MBIEMËR!

Ndërsa STUDENTËT do të ngelen në HISTORI si njerëzit që ju dhanë fatin historik të jeni të nderuar.

Jepi ZOTI BALLA (që një plak i tregut elektrik duke ju dëgjuar ju quajti ZOTI PALLA)!

Jepini vetes servilë, e çfarëdo degjenerimi njerëzor, kultivuar deri më sot, për të kuptuar se çfarë po u ofrojnë këta studentë!

“E ka fajin Berisha”;

“E ka fajin Nano”;

“E ka fajin Rama”;

“Do ta ketë fajin Basha, apo Mona”!

Faji është i të gjithë atyre që nuk e kuptojnë, nuk e mbështesin, që do t’i shërbejnë politikës dhe korrupsionit në të gjithë drejtimet, për ta çuar në drejtimin e gabuar këtë lëvizje studentore që përfaqëson shpirtin e çdo qytetari të zemëruar dhe të zhgënjyer.

Madje, dhe të ashtuquaturit OLIGARKË, duhet ta mendojnë mirë këtë që po ndodh sot!

LUMEJTË E SHQIPËRISË E KANË ÇARË UDHËN E TYRE DREJT PERËNDIMIT NË VITE E VITE!

Kanë kaluar jo pak vite, apo jo?!

Kasem Seferi

Share: