Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë se Irani është i njohur si një nga sponsorizuesit e terrorizmit në botë. Por ai nuk u përgjgij në mënyrë direkte nëse qëndronte apo jo Irani pas sulmeve të mundshme terroriste që do të kryheshin ndaj kombëtares së futbollit të Izraelit në Shqipëri.
“Mjedisi terrorist dominohet nga aktorë të ndryshëm, qeveria e Iranit njihet prej vitesh si sponsorizuese, por nuk mund t’i vëmë emër. Për çështje të sigurisë kombëtare nuk duhet të jepen të dhënë sepse dëmtojnë…”, u shpreh ministri
Ai gjithashtu tha se organet e sigurisë në vendin tonë në bashkëpunim edhe me partnerët kanë parandaluar sulme të mundshme terroriste në vendin tonë.
“Kapacitetet tona janë të përgatitura dhe të motivuara. Ka patur përpjekje serioze por janë parandaluar”, u shpreh Lleshaj.
Shqipëria ka dëbuar ambasadorin iranian dhe një diplomat tjetër duke i shpallur ‘non grata’ pas dyshimeve si të përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë kombëtare.