Nga Kasem Seferi
Këto kohë të fundit, veçanërisht, për shkak të protestave studentore që, në fakt janë simptoma dhe jo përcaktimi (tashmë të njohur) të diagnozës së shoqërisë shqiptare (polarizimit të saj), po ripërsëris çfarë kam shkruar dhe nuk më kanë dëgjuar, për arsye se nuk jam, nuk kam qenë dhe nuk do të jem i injektuar/nuk më kanë hedhur lëng helmues politik.
Do ta nis me një shprehje mjaft domethënëse:
“Është e pamundur të nxjerrësh një kufi të qartë rreth spheres, ose fushës së veprimit njerëzor për ta përfshirë në shkencën ekonomike.”, do të thonte Frank. H. Knight, ndërsa Ludwig von Mises do të përkufizonte qartë:
“Shkenca ekonomike nuk është mbi sendet dhe objektet e lëvizshme materiale; është mbi njerëzit, domethënien dhe veprimet e tyre.”.
“Tregu, është një proçes.”, do të kujtonte më vonë fjalët e von Mises ish – studenti i tij Israel M. Kirzner, i cili për një kohë të gjatë punoi për të shpjeguar se çfarë lloj proçesi është tregu, duke theksuar se tregu është një proçes i vigjilencës/vëzhgimit sipërmarrës/e.
Kënaqja e kërkesës së konsumatorit mund të jetë qëllimi që qendron mbrapa prodhimit, por në sistemin e ndarjes/talentit shoqëror/e së punës, vetëm disa kanë rolin e veçantë të parashikimit në lidhje me atë që do të dëshironin konsumatorët në të ardhmen dhe, për këtë qëllim, më pas blejnë, drejtojnë dhe e kordinojnë përdorimin e mjeteve të prodhimit drejt këtij qëllimi.
Ai që ua rrëfen udhën sipërmarrësve në detyrën e përmendur më lart është parashikimi i fitimeve (të ardhurave më të mëdha se shpenzimet e bëra për t’i shitur mallrat në treg) dhe shmangia e humbjeve.
Një nga pamjet e brendshme të këtij proçesi, ndërkohë që sipërmarrja është vendimtare për funksionet e tregut, është se ajo nuk mund të blihet dhe të shitet njësoj si mallrat ose burimet e tjera me një çmim të sigurt.
Arsyetimi këtu është se thelbi i veprimtarisë sipërmarrëse është “vigjilenca/vëzhgimi”, pra, një vemendje për të shqyrtuar imtësisht horizontin e tregut për mundësi dhe shpikje që mund të rezultojnë në të prodhuarit më mirë të mallrave, ose mallrave të reja, ose të sjelljes në treg të mallrave më të lirë.
Por që të jesh “vigjilent/vëzhgues” do thotë të vëresh diçka në treg që të tjerët as e kanë parë dhe as e kanë menduar më parë; vigjilenca/vëzhgimi nënkupton të menduarit dhe të parit “jashtë kutisë” së tërësisë së njohur të mundësive dhe mënyrave rutinë të të bërit të gjërave dhe ky është proëesi i zbulimit të njohurive të reja dhe mundësive që askush as i ka imagjinuar dhe as i ka vënë re paraprakisht.
Por, në një treg pa konkurrencë, si ky që ka krijuar Qeveria Rama 1 dhe 2, pa mohuar çfarë kanë bërë paraardhësit, që të mos ia ngjisim “mutin në këpucë” vetëm Qeverisë Rama 1 dhe 2, duhet thënë pa mëdyshje:
Një prej arsyeve më të rëndësishme për tregje të hapura dhe konkurruese është ajo që individët të kenë nxitës për fitim, si dhe shans për të përfituar nga vigjilenca/vëzhgimi, sepse rendi institucional i tregut të lirë krijon kushtet sipas të cilëve sipërmarrësit, do të kishin më shumë gjasa për të pasur motivim për të qenë vigjilent, madje nëse ata kurrë nuk mund ta dinin drejt e në kohë se çfarë do të gjeneronin dhe nxirrnin në dritë zbulimet e tyre krijuese.
Në këtë kuptim veprimtaria e sipërmarrësit është një cilësi në natyrën e proçesit sipërmarrës të tregut.
Por, nga një këndvështrim më i gjërë shoqëror, përse duhet të konsiderohet zbulimi dhe fitimi me punë i të tilla fitimeve?
Pjesë e përgjigjes, në këtë rast, është zhvillimi i një pamje të brendshme të asaj që Friedrich A. von Hayek, thotë se përputhja me ndarjen e punës në një shoqëri, është një ndarje e pashmangshme e njohurive.
Çdo njeri posedon vetëm një pjesë të vogël të të gjitha njohurive dhe të informacionit në botë dhe të gjitha veprimtaritë e pavarura njerëzore duhet të koordinohen për secilin njeri për të përfituar nga specializimet dhe ekspertiza e njerëzve të tjerë.
Hayek, me këtë rast, theksoi se koordinimi i veprimeve të miliona prodhuesve të specializuar dhe konsumatorëve anekënd tregut botëror bëhet e mundur nëpërmjet sistemit të çmimeve.
Çdo ndryshim në gadishmërinë e dikujt, ose aftësinë për të furnizuar ose kërkuar ndonjë produkt diku në treg, regjistrohet nëpërmjet ndryshimit në çmimin e mallit, shërbimit, ose burimit në fjalë.
Për më tepër të tilla ndryshime ndodhin gjithë kohën në një botë të pafund ndryshimesh dhe ndryshimet që rezultojnë në çmimet e tregut për shkak të zhvendosjeve të kushteve të furnizimit dhe të kërkesës, në mënyrë konstante, krijojnë situata të reja fitimi ose humbje.
Detyra kryesore e sipërmarrësit është që ai të jetë vigjilent për këto zhvendosje në kushtet e tregut dhe, në të vërtetë, t’i parashikojë ato sa më mirë që mundet.
Roli i sipërmarrësit në ekonominë e tregut është të bëjë të mundur modifikimet, transformimet me të cilat prodhohen mallrat dhe metodat e prodhimit, kështu që veprimtaritë e prodhimit të priren, vazhdimisht, të pasqyrojnë format aktuale të kërkesës së konsumatorit.
Nëpërmjet vigjilencës së tij për fitimet që duhen siguruar dhe humbjet që duhen shmangur, sipërmarrësi siguron korigjimet për ndryshim që i kërkohen për proçesin e bashkërendimit të vazhdueshëm të veprimtarive të tregut, nga të cilat varen si ekzistenca ashtu dhe standarti i përmirësuar i jetesës.
Prandaj, fitimet janë dhuratë për vigjilencën e një sipërmarrësi të suksesshëm për ndryshimin, e zbuluar dhe mundësitë e krijuara në treg që rezultojnë në prodhim, marketing dhe shitjen e atyre produkteve të kërkuara më shumë dhe në mënyrë urgjente nga publiku konsumator ashtu sikundër e shprehin gadishmërinë e tyre për të paguar çmimet për ato mbi kostot e tyre të prodhimit.
Në anën tjetër, është “funksion shoqëror” i konkurrencës për të krijuar mundësitë dhe nxitësit për sipërmarrësit për të konkurruar kundrejt njëri – tjetrit në ndjekje të këtyre fitimeve me tendencën për ato fitime të konkurrohet larg në përpjekje për të kapur biznesin e konsumatorit.
Fitimet e fituara me punë janë të dëshirueshme sepse në mënyrë pragmatike veprojnë si mekanizëm nxitës që ndihmon për të sjellë në balancë furnizimin dhe kërkesën dhe për të sjellë shpikje prodhuese në treg.
Drejtimi i çdo proçesi prodhimi bazohet mbi një vizion dhe konceptimin e tij, sepse është një proces zbulues në të cilin individët perceptojnë rastet dhe mundësitë në gjërat dhe situatat që të tjerët nuk e bëjnë.
Zbulimi i çdo mundësie të re është përshtatja e asaj e cila nuk kishte ekzistuar para se qenia njerëzore të kishte parë potencialin për fitim në një situatë të veçantë, ose në përdorimin e një objekti ose burimi në një mënyrë të re dhe të ndryshme. Dhe, në këtë mënyrë, fitimi i fituar me punë me anë të sjelljes të një mundësie të tillë në egzistencë, me të drejtë, i përket zbuluesit.
Konceptimi i tregut si proçes paralajmëron për risqet që rezultojnë nga ndërhyrja e qeverisë, rregullimi dhe të tatuarit kur këto të fundit shkelin të drejtat e lirisë së tregut, kur asfiksojnë dhe mbyllin mundësitë dhe nxitësit për vigjilencën sipërmarrëse dhe zbulimin, si rrjedhim fshehjen e një bashkërendimi efektiv të shumë mundësive potenciale, paqeplotë dhe përfituese në mënyrë të ndërsjellë për fitime nga tregtia, që shumë njerëz, me kënaqësi, do të merrnin përparësinë për këtë gjë.
Ndërhyrja, rregullimi dhe të tatuarit në mënyrë të gabuar vonon dhe parandalon eksperimentimin sipërmarrës me metoda të reja dhe shpikëse për prodhimin, që mund të përmirësonin cilësinë dhe varietetin e jetës, vetëm në qoftë se tregu do të lihej i lirë, i hapur dhe konkurrues nga dora e rëndë e barrëve fiskale dhe kontrolleve të ndryshme të qeverisë.
Shumë nga problemet dhe fitimet e konkurrencës në treg, që rrjedhin nga ndërhyrja e qeverisë, nuk vlerësohen në mënyrë të qartë gjithnjë për shkak të llojit të modelit të tregut të përdorur nga shumë ekonomistë.
Merret me mend se të gjithë pjesëmarrësit e tregut tashmë posedojnë njohuri të përkryera, se prodhuesit po tregtojnë një produkt saktësisht njësoj si rivalët e tyre në të njëtin treg dhe se çdo orvatje nga një shitës për të influencuar çmimin e tregut, ose për të diferencuar produktin e tij nga ai që shitet nga konkurruesit e tij është “provë” e “dështimit të tregut”.
Dhe ndonjë “dështim” i tillë mund të ketë vetëm një kurë: një qeveri të mençur dhe të informuar mirë që ndërhyn për të “korigjuar” tregun. Por askush nuk mund të provojë se zyrtarët e qeverisë kanë njohuri të përkryera dhe mençuri të majftueshme për të drejtuar çështjet ekonomike të mijëra e mijëra njerëzve.
Në të vërtetë, në mënyrë preçize kjo vjen për shkak të njohurive të papërkryera dhe të kufizuara që të gjithë njerëzit e dinë se nuk ka alternativë institucionale për ekonominë e tregut. Qëllimi si i çmimit ashtu dhe i konkurrencës së produktit në treg është për arsyen që, në mënyrë konstante, sipërmarrësit të “shijojnë ujërat” për të zbuluar saktësisht çfarë është ajo që duan konsumatorët, në cilat varietete dhe sasi dhe si të prodhojnë dhe të shesin më mirë ato mallra me kostot më të ulta të mundshme.
Në shkallën që politikat e qeverisë ngrijnë, ose frenojnë procesin e tregut, ato bllokojnë procesin e zbulimit pa ofruar ndonjë zevendësues për atë, prandaj nuk duhet harruar se procesi i tregut ka funksionin e të bërit vigjilent të pjesëmarrësve të tregut për mundësitë që nuk i ka parë askush, gjë që, në parim, qeveria nuk mund ta bëjë.
Shpirti sipërmarrës, potenciali për zbulim është gjithnjë në pritje që të lirohet. Mendjemprehtësia njerëzore, e përhershme dhe që nuk ka të sharë dhe lirimi i saj kërkon një mjedis të lirë nga privilegjet e veçanta, ose bllokimet për hyrësit e rinj në treg.
Për funksionimin e suksesshëm caktues të tregut, si dhe për stimulimin e rritjes dinamike të ekonomisë, sipërmarrësi nuk duhet të merret si diçka e dhuruar.
Shikojeni të dashur lexues këtë shkrim duke pasur në mend aq sa mundeni çfarë kam shkruar më lart.
Protestat e studentëve janë …
Çfarë koha do të tregojë.
Kasem Seferi – pensionist