Home KRYESORE Rama, takim në Vlorë/ Studentët bllokojnë hyrjen e Universitetit: Turp

Rama, takim në Vlorë/ Studentët bllokojnë hyrjen e Universitetit: Turp

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta të shumta nga studentët në Vlorë, ndërsa iu është kthyer keq atyre kur e kanë fishkëllyer.

Studentët janë larguar fillimisht nga truprojat e Ramës, dhe pas rezistencës së tyre ata janë ulur në shkallët e Universitetit.

‘’Do të takoheni me anëtarët e partisë jo me ne”, janë shprehur studentët.

Kujtojmë se janë pritur më fishkëllima dhe revoltë një pjesë e studentëve që do të hyjnë në takim me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Ismail Qemali në qytetin e Vlorës.

‘’Turp, Turp, turp, servila!”, janë disa nga thirrjet e studentëve që kanë protestuar prej disa ditësh./opinion.al

Share: