Home KRYESORE SMS/ Studentët: Kush shkon përballë Ramës në TCH nuk na përfaqëson

SMS/ Studentët: Kush shkon përballë Ramës në TCH nuk na përfaqëson

Një sms po shpërndahet me shpejtësi në telefonat e studentëve e mandej dhe në median online. “Të lutem lajmëro se kush shkon në Top Show sot përballë Ramës nuk janë përfaqësuesit tanë dhe ne distancohemi!”


Kujtojmë se Alban Dudushi bëri thirrje në ekran se “Top Show vë në dispozicion platformën e tij për një përballje mes studentëve dhe kryeministrit të vendit”.

Por studentët janë kundër ballafaqimit me Ramën në studio televizive. Ata reaguan edhe mbrëmë në emisionin Opinion, kur u shpërnda një informacion i pakonfirmuar se Rama do të përballet live me ta.

Shihni çfare ndodhi mbreme ne Opinion

Share: