Kryeministri Edi Rama ka shkuar për dialog tek Universiteti Bujqësor në Kamëz. Një studente që e mori fjalën e para iu drejtua Ramës: “Rektori na kishte njoftuar se do kishin takim me pedagogë dhe drejtues të fakulteteve. Nuk ka tha se do jeni ju z. Kryeministër. Nuk më pëlqen kjo që po bëni ju. Po tentoni të përccani protestën. Unë e braktis këtë mbledhje”. E gjithë salla shpërthen në duartrokitje.
Studentja: “Tarifat janë rritur. Unë jam studente e Financë-Kontabilitet dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje. Ose nga ju kryeministër, ose nga Rektori. Janë rritur apo jo tarifat? Nuk më pëlqeu fakti që Rektori na gënjeu pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë jam e para që po braktis mbledhjen. Nuk më pëlqen që vini kështu, po tentoni të përçani protestën”.
Duartrokitjet që mori nga studentët e tjerë nuk i pëlqyen kryeministrit, i cili i pyeti se përse duartrokisnin. “Çfarë ka për të duartrokitur këtu? Përdorni megafona kur unë jam i gatshëm që t’ju dëgjoj. Mirësjellja duhet të vazhdojë edhe në protestë”, tha Rama.
*Live, takimi në Universitetin Bujqesor