Studentët janë mbledhur para ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre të parashtruara edhe ditë më parë.Ata i kanë lënë afat kryeministrit Edi Rama që t’i plotësojë kërkesat deri në orën 16:00.
Ndërsa sot është vënë re edhe një pankartë pikante ku një studente kërkon përgjigje nga kryeministri brenda këtij afati sepse në orën 5 të pasdites ka kursin e gjermanishtes.
Me këtë të fundit strudentja ka ironizuar realitetin e hidhur të viteve të fundit, ku shumica e studentëve po shkojnë në Gjermani për një jetesë më të mirë