Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: 6 AFRODIZIAKE NATYRORË

Sugjerimet e Shijes: 6 AFRODIZIAKE NATYRORË

Edhe pse fusha e afrodiziakëve natyrorë ende nuk është hulumtuar sa duhet, me siguri mund të thuhet që disa ushqime i japin trupit më shumë energji, vënë në lëvizje libidonë tuaj dhe ju japin ndjesi më të mira. Falë disa ushqimeve të caktuara, jetën tuaj seksuale mund ta ngrini në një nivel më të lartë.

ÇOKOLLATA
Aztekët iu referuan çokollatës si “Ushqimi i Zotave”. Çokollata përmban kimikate me efekte neurotransmetuese në tru dhe një substancë të quajtur theobrominë. Çokollata përmban shumë antioksidantë. Sekreti për pasion është kombinimi i kësaj të fundit me verën e kuqe. Provoni një gotë “Orama” me pak çokollatë të zezë “Callebaut” për një trajtim sensual.

VERA E KUQE
Një ndër afrodiziakët më të njohur.Vera relakson dhe ndihmon stimulimin e shqisave tona. Përmban resveratrol, një antioksidantë, ndihmon qarkullimin e gjakut dhe qetëson sistemin nervor, ju relakson duke përmirësuar disponimin seksual, për t’ju falur momente të këndshme mirëqenie që ju bëjnë gati për një natë të zjarrtë

SPECI DJEGES
Harrojeni viagrën, përdorni spec djegës. Në mes afrodiziakëve më të mirë natyrorë është speci djegës. Ai përmban kapsaicinën, molekulën çudibërëse, e cila nxit eksitimin i cili manifestohet përmes djersitjes, ndjesisë së therjes, rrahjeve të shpejta të zemrës dhe qarkullimit të shpejtë të gjakut.

XHINSENG
Xhinsengu konsiderohet si rrënja e mrekullisë, stimulon drejtpërdrejt lirimin e hormoneve. Zgjon dëshirën seksuale dhe
potencën. E përdorim si çaj aromatik.

FARA PISHE
Zinku është një mineral kyç i nevojshëm për të ruajtur potencën e mashkullit dhe farat e pishave janë të pasura me zink. Që në kohët mesjetare janë përdorur për të
stimuluar epshin.

ARRA E INDIT
Arra e Indit është çmuar shumë nga gratë kineze si një afrodiziak. Duke e përdorur në masën e duhur do arrini, efektin e dëshiruar prej arrës së indit. Përmban vaj eterik dhe në shumë civilizime është e njohur si mjet dehës, ka ndikim të veçantë te meshkujt.

Keto produkte i gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.

Share: