Home KRYESORE Tërmet 4.8 ballë në Katania, 10 të plagosur. Dëmtohen shtëpi e kisha!

Tërmet 4.8 ballë në Katania, 10 të plagosur. Dëmtohen shtëpi e kisha!

Një termet i fuqishëm goditi Italinë e jugut, sot rreth orës 03:19. Tërmeti me forcë 4.8 ballë goditi veriun e Katanias duke lënë të plagosur 10 persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha të shtëpive, kishave, rrugëve, etj.

“Kemi mbijetuar për mrekulli”, tha kryefamiljari, teksa tregonte muret e çara të shtëpisë. Familja me 4 anëtarë (nëna, babai dhe dy djemtë) ishin në gjumë kur shtëpia u trondit. Shumë ndërtesa të vjetra (historike) janë kthyer në rrënoja në fshatrat Fleri, Santa Venerina dhe Zafferena Etna.

Një pjesë e autostradës Catania-Messina, A18 u mbyll pasi ishte dëmtuar asfalti.

ANSA raporton se Prefekti i Katanias ka hapur shkolla dhe palestra komunale për të akomoduar njerëzit që janë nxjerr nga shtëpitë e tyre.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Itali, tërmeti kishte thellësi 1 km dhe epiqendra e tij ishte në afërsi të qyteteve Trecastagni dhe Viagrande. Tërmeti u ndje pak në Taormina, në zonën e Sirakuzës dhe në zonën e Raguzës.

Vullkani Etna ishte zgjuar në prag të Krishtlindjeve. Në orët e fundit Etna tregoi një rritje të mëtejshme duke sinjalizuar praninë e një ‘energjie’ të madhe që çoi në lëvizjet sizmike./opinion.al

Share: