Home KRYESORE Ukraina i jep fund “miqësisë” me Rusinë

Ukraina i jep fund “miqësisë” me Rusinë

Parlamenti i Ukrainës, shfuqizoi Marrëveshjen e Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Partneritetit të nënshkruar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Projektligji i sjellë në parlament për përfundimin e marrëveshjes nga ana e Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, u miratua me 277 vota pro prej gjithsej 331 deputetë.

Marrëveshja e miqësisë mes dy vendeve duke filluar nga 1 prill 2019 do të konsiderohet e pavlefshme.

Presidenti Poroshenko më 17 shkurt me vendimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës kishte nënshkruar vendimin për përfundimin e marrëveshjes në fjalë.

Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë është nënshkruar më 31 maj 1997, me të cilën të dy vendet i përshkruante si partnerë strategjik.

360grade.al

Share: