Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj Ramës në lidhje me Fatmir Xhafën.
Sipas Vasilit Rama tani e ka njohur Xhafën. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Vasili ka ironizuar duke pyetur se çfarë di Xhafa që kryeministri Rama detyrohet të urdhërojë djegjen e Xhafës në turrën e druve
Statusi i plotë:
Cfare di Xhafa qe Edi Rama e hedh ate ne turren e druve?
Edi Rama vetem tani njohu Fatmir Xhafen.
Media e acaparuar trashe,po kaq trashe ben sikur zbulon Xhafen sot.
Po e njejta media qe ka shkruar elegji dhe antologji te tera mediatike per Xhafen ideator e realizues te reformes ne drejtesi,zbatues i reformes ne polici,njeriut qe godiste grupet kriminale,qe asgjesonte drogen e Tahirit etj etj sot post mortum zbuloi Xhafen “e vertete”.
Se sa i madh eshte akaparimi,trasta apo zhakja, gjejeni vete emrin,kete e di vetem Edi Rama se eshte edhe ai hallexhiu i madh,po vertet hallexhiu i madh.
Top Chanel nuk tha asgje te re per Xhafajn,por rixhiroi nje film te vjeter me nje cmim te ri,per nje hesap te ri dhe per nje hall te madh te ri te Edi Rames.
Xhafaj eshte po i njejti,por Rama ka ndryshuar…..nga halli i madh.
Cfare di Xhafa qe i dhemb kaq shume Edi Ramen qe e detyron te urdheroje djegjen e tij ne turren e druve.