Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas ftesës së Ramës për të dialoguar me studentet protestues. “Një kryeministër që qelbet korrupsion nuk mund të ulet me asnjë në tavolinë se qelb këdo që ulet pranë tij”, shkruan Vasili në rrjetin social “Facebook”.
Statusi i plotë
“Kryeministri,qe qelbet korrupsion qelb cdo tavoline dhe kedo qe ulet me të. Shkaterrimin e universitetit, shitjen tek privatet,diskriminimin e te varferve, grabitjen e fondeve, korrupsionin e turpshem, financimin qesharak te arsimit ndersa vete vjedh miliarda me koncesione e gatiti dhe e jashteqiti po vete kryeministri.
Tani po mbytet me jashteqitjet e veta korruptive. Dhe nje kryeminister qe qelbet korrupsion s’mund te ulet ne asnje tavoline se qelb tavolinen dhe kedo qe ulet me te”.