Home KRYESORE Video/ Avokati shpeton vajzën dhe ekzekutohet në mes të rrugës

Video/ Avokati shpeton vajzën dhe ekzekutohet në mes të rrugës

Ky është momenti i tmerrshëm kur një avokat, i cili u përball me një vrasës me pagesë, me qetësi i jep vajzën e tij të vogël një gruaje, përpara se të ekzekutohet për vdekje.

Vrasja, e kapur nga kamerat e sigurisë, ndodhi vetëm pak sekonda pasi 46-vjeçari Andre Riberio ndaloi makinën e tij në një adresë në shtetin Permambuco të Brazilit.

Në video ai shihet teksa del nga makina. Ai  hap derën e pasme duke marrë në krahë vajzën e tij të vogël. Gruaja, e cila besohet se është partnerja e tij, del nga automjeti dhe në këtë moment ata përballen me vrasësin. I cili mban armë në dorë.

Pasi ngrin për një moment, Riberio i kthen shpinën vrasësit dhe i jep vajzën gruas. Duke u siguruar që ajo është jashtë rreziku. Më pas ulet në gjunjë.

Vrasësi nuk i jep as kohën e mjaftueshme gruas dhe fëmijës që të largohen, por hap zjarr në drejtim të Riberio duke qëlluar të paktën 5 herë në drejtim të tij. Më pas largohet me shpejtësi.

Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten mister, por sipas The Sun, policia beson se ishte një ekzekutim i porositur./Tv Klan

Share: