Home KRYESORE Trump e cilësoi si “vend të ndyrë”, e bija lidhet me milionerin...

Trump e cilësoi si “vend të ndyrë”, e bija lidhet me milionerin nigerian

Tiffany Trump në mënyrë shumë diskrete po përjeton historinë e bukur të dashurisë me Michael Boulos. I cili është djali e një familje multimiliardere në Nigeri.

Burime pranë vajzës së presidentit amerikan rrëfejnë për “Page Six” se ajo dhe Boulos kaluan së bashku festën e Falenderimeve dhe se ai u prezantua me një pjesë të familjes së saj.

Mendohet se Tiffany dhe Boulos u njohën në ishullin grek, Mykonos, teksa pushonin gjatë muajve të verës. Boulos është rritur në Lagos, qytetin më të madh në Nigeri. Më herët, gjatë vitit teksa fliste për emigrantët që vinin në Amerikë, Trump e cilësoi Nigerinë dhe vende të tjera si  “vende të ndyra” .

“Tiffany është shumë e lumtur dhe po i mban gjërat me Michael nën kontroll. Ajo fillimisht e prezantoi partnerin e saj me familjen gjatë mbrëmjes së Falenderimeve. Ai është një djalë shumë inteligjent dhe vjen nga një familje e mirë.” – u shprehën burimet.

Mirëpo, ende nuk e dimë sesi ka reaguar Presidenti Donald Trump për lidhjen e së bijës…/Opinion.al

Share: