Personat me aftësi të kufizuara sot kanë dalë në një protestë përpara Kryeministrisë. Protesta është organizuar nga Shoqata e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve dhe kërkojnë takim me Ramën.
Ata i kërkojnë kryeministrit Rama të mbajë premtimet.
“Duam rimbursim ilaçesh dhe rritje të pensionit”
“Na premtove kthimin e ligjit për rimbursimin e energjisë elektrike, ku është?”, shprehen protestuesit, mes tyre dhe nje femije i vogel qe ka dale ne protese.