Home KRYESORE Video/Vezët e opozitës i ndërprenë fjalimin, Rama e lexon në facebook

Video/Vezët e opozitës i ndërprenë fjalimin, Rama e lexon në facebook

Kryeministri Edi Rama ka dalë me video-selfie në facebook për të lexuar fjalimin që kishte përgatitur për të lexuar para deputetëve në parlament. Kujtojmë se seanca e sotme u ndërpre paradite dhe pritet të rinisë pasdite, pasi deputeti Endri Hasa qëlloi Kryeministrin me vezë.

Nuk dihet nëse Rama do shkojë në 18:00 në seance, tashme qe e lexoi fjalimin e tij ne facebook.

Pjesë nga fjala e Ramës

Ja dhe fjala që mbajta po nuk e ndava dot me ju.

Sot më shumë se kurrë, askush më kollaj se Lulëzimi, s’mund t’ua tregojë shqiptarëve pse zgjedhja e tyre e vetme është e do jetë kjo shumicë qeverisëse.

Ndërsa unë vet do vazhdoj dialogun e vështirë me studentët, pasi ata më shohin mua si zgjidhjen e vetme. Ky parlament s’ka nevojë për mua, ndërsa studentët po.

Mirëse u ktheve shëndoshë e mirë Luli, se megjithë atë mllef që kishin për ty protestuesit ta kam pasur merkaun. Po shyqyr që sutdentët e kishin keq dhe me motrën opozitare, kështu që ata s’dinin kë të kapnin prej zhelesh përpara. Ju u fshehët nëpër turmë, e tani jeni të dy shëndoshë si molla.

Tregoju shqiptarëve sa i panevojshëm je për ta që përveç që mos të të votojnë po as mos të të kenë inat kot për gjëra që ti nuk i bën dot.

Doktoresha e Shkencave Kryemadhi do e shfrytëzojë çdo minutë për t’u ndriçuar rrugën e studentëve që s’e shohin dot me sy./opinion.al

Share: