Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera VIDEO/ Zëri i dridhej dhe lexonte fjalimin, si u përlot Lindita Nikolla...

VIDEO/ Zëri i dridhej dhe lexonte fjalimin, si u përlot Lindita Nikolla në Kuvend (Të gjithë prisnin dorëheqjen)

Kur kishte zëra se ministrja Lindita Nikolla mund të jepte dorëheqjen, e besuara e Edi Ramës për arsimin, është shfaqur në Kuvend dhe ka mbajtur një fjalim për arritjet, ku nuk harronte togfjalëshin: Studentët kanë gjithnjë të drejtë.

Video e mëposhtme tregon qartë edhe dridhjen e zërit dhe përlotjen që ministrja ka pasur, ndërsa ka thënë se çdo ditë e ka përjetuar si të ishte e fundit.

“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët?

Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin. “Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd”,  tha Nikolla.

“Reformuam mësuesinë, nxitëm formimin profesional, por koha do të flasë. Busulla e vetme për pranimet në Universitet, merita. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, kanë ngritur shumë cështje. A janë sot e gjithë ditën ndryshime të mëdha sesi qeverisen studentët. E bërtas edhe unë: PO.

Ligji i ri ka hapur një erë të re, por duhet zbatuar. Kërkon kohë për tu zbatuar. Askush nuk do të donte të ishte në vendin tim. Lindita Nikolla, dil nga Ministria, të thërrasin studentët dhe jo ushtria. Kam punuar cdo ditë. Të nderuar kolegë dhe kolegë, do ishte më e thjeshtë të administronim cdo gjë. Do ishte më e thjeshtë për Ndrikull Nikollën me diplomë Kristali. Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time. Por jo, jam krenare për punën time. Jam e gatshme të marr përgjegjësitë e mia”, u shpreh ministrja.

(E.K/FAXWEB.AL)

Share: