Studiuesi Koço Danaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se pa bashkimin e trojeve shqiptare nuk do të ketë qetësi në Ballkan.
Pjesë nga biseda:
Danaj: Zbatimi i aktit juridik do të thotë bashkimi i trojeve në një shtet të vetëm. Memorandumi që ju drejtua Londrës nga tre mendje të mençura, Rashin Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noka në një resht thotë; ne e kemi për detyrë t’u themi që në qoftë nuk i lejoni shqiptarët të bashkohen në një shtet, ku rajon që quhet Ballkan nuk do të ketë qetësi, derisa shqiptarët të jenë të përçarë.
Sepse 8 milion, janë shumë më tepër se dy mln. Pasi 8 mln, një qeveri do të kenë. Sot kemi 37 ministra dhe 98 zv/ministra. Kur Zvicra që është 8 mln, ka 7 ministra. Kjo do të eleminojë edhe mentalitetin xhonturk që ekziston tek politikanët shqiptarë që nga Lugina e Preshevës deri në Sarandë sepse secili shikon vilajetin e tij. Sipas Kuvendit të Vlorës, ti do të kesh një shtet shumë herë më funksion.