Home KRYESORE Alarmi i Avokatit: Ligjëron një grabitje masive pronash që kalon vlerën e...

Alarmi i Avokatit: Ligjëron një grabitje masive pronash që kalon vlerën e 1 miliardë eurove!

“Ky ligj hedh në erë të gjithë institucionet, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve dhe gjithë parimet bazë të të drejtave të njeriut dhe të pronësisë private dhe publike mbi pasuritë e paluajtshme”.

Avokati Altin Goxhaj flet në një intervistë për “standard” mbi kthimin mbrapsht të ligjit “Për Kadastrën” nga Presidenti duke theksuar se ligji i qeverisë hedh në erë të gjitha institucionet dhe shtetin ligjor.

Sipas tij akti i Presidenti duhet të marrë mbështetje të gjerë pavarësisht ngjyrimeve politike, pasi sic thekson avokati, ligji për bën një atentat të papreçedentë ndaj pronës private dhe publike dhe i krahasueshëm vetëm me kohën e diktaturës komuniste enveriste!”.

Nga Gezim Saliu

Avokat keni përshëndetur një ditë më parë vendimin e Presidentit që ktheu mbrapsht ligjin “ për Kadastrën”, duke folur si një hap të madh ndalues ndaj grabitjes së pronës së qytetarëve. Çfarë nënkuptoni me këtë të fundit?

Akti i Presidentit për kthimin e Ligjit Nr. 111/2018 “Për kadastrën” është një akt i cili duhet përshëndetur pavarësisht qëndrimeve politike ndaj presidentit pasi ky ligj është një atentat i tmerrshëm antikushtetues i Kryeministrit Edi Rama dhe Oligarkisë Soros që sundon Shqipërinë ndaj pronës provate dhe publike, të drejtave të pronës dhe mbi të gjitha ligjëron një grabitje masive pronash që mund të kalojë edhe vlerën e 1 miliardë eurove! Ndaj akti i Presidentit duhet të marrë mbështetjen e të gjithë faktorëve pa dallim ngjyrash politike dhe konsideratash personale ndaj Presidentit. Ky atentat kapërcen edhe kohën e Enverit pasi zhduk me një klik në kompjuter apo me një vulë çdo gjurmë prone të ligjshme dhe ja kalon atë kujtdo që vendos Edi Rama dhe zvarranikët e hierarkisë së vendos ai në Agjencinë e Kadastrës që krijon ky Ligj Grabitjeje.

Sipas ligjit të grabitjes kryeministrore bashkohen në një grusht të vetëm kryeministror të gjitha institucionet që merren me pronat dhe të drejtat e pronësisë së pasurive të paluajtshme dhe më e tmerrshmja është që dixhitalizimi i pronave synon edhe zhdukjen e dokumentave të origjinës së pronësisë pasi një IT (administror i sistemit dixhital) me një klik të vetëm zhduk çdo gjurmë sipas urdhërit që mund t’I jape LartGjatësia e tij i cili me këtë Ligj e shpall veten Ali dhe Kad(r)i që cakton si në kohët e feudalizmit otoman të drejta pronësie në varësi të preferencave të Portës së Lartë!!! Ky Ligj i jep fuqi Kryeministrit që me urdhëra administrativ legal dhe me urdhëra underground zhdukjen e milionave metra katrorë prona dhe tjetërsimin e tyre në favor të vetes dhe gjithë shpurës së vet oligarkike.

Juristë dhe ekspertë të fushës pas kthimit mbrapsht të ligjit nga Presidenti janë shprehur se kemi të bëjmë me një përpjekje për tjetërsim të pronës duke theksuar se kompetencat e AKSH janë kompetenca administrative, dhe si të tilla nuk mundet të tejkalojnë kompetencat e një gjykate. Si e vlerësoni këtë mendim?

Kapërcejnë gjykatat por edhe ato institcione administrative që kanë kryer detyrat e njohjes së pronësisë në këto 28 vjet dhe Gjykata Kushtetuese u ka njohur ligjshmërinë e njohjeve të origjinës apo kalimit të pronësisë. Tashmë urdhërat e Kryeministrit me këtë ligj kapërcejnë çdo institucion. Këto lloj kompetencash i ka pasur vetëm mbreti i fundit i Francës që iu pre koka në gijotinë gjatë revolucionit francez! Ky ligj hedh në erë të gjithë institucionet, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve dhe gjithë parimet bazë të të drejtave të njeriut dhe të pronësisë private dhe publike mbi pasuritë e paluajtshme. E kam theksuar jo vetëm unë por mbi të gjitha Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË” (një formacion i ri politik konservator dhe patriotik që po krijohet në Shqipëri) që është parandaluar për momentin “një atentat edverist i papreçedent ndaj pronës private dhe publike dhe i krahasueshëm vetëm me kohën e diktaturës komuniste enveriste!”.

Ndërkohë një tjetër mendim ka ardhur edhe nga ish-ministri Drejtësisë, juristi Ylli Manjani, i cili ka pohuar se “kaosi me procesin e regjistrimit të pronës vjen për shkak të mungesës së hartës unike që reflekton saktësisht kufijtë e pronave në territor”. Po ju e shihni problematikën në të njejtin këndvështrim?

Debati për regjistrimin dhe njohjen e pronës është një ndër debatet më të rëndësishme në çdo shoqëri dhe shtet ligjor dhe çdo kush është i ndërgjegjshëm që duhet të rregullojmë një bazë ligjore që garanton të drejtat e pronësisë por ju kujtoj se edhe Reforma në Drejtësi që të gjithë e përkrahën kur u hodh për diskutim nga Soros në Shqipëri në 2014 u bazu te parimi që t’i gjejmë ilaçin një sëmundje dhe e pamë se si përfunduam sot pa gjykata kushtetuese, të larta dhe një sistem të kapur totalisht ku korrupsioni është rritur dhe Kryeministri është shpallur Kryegjykatës i Shqipërisë! Pra nuk mjafton të themi se kemi sëmundje por edhe ta diagnostikojmë dhe t’i gjejmë ilaçin! Mafia Soros është vrasës profesionist i shteteve dhe kombeve dhe ai të vret pikërisht duke përdorur “ilaçe” që në fakt janë helme! Edhe ky ligj njësoj si të gjitha recetat e Soros kërkon gjoja të shërojë një sëmundje por në fakt të vret duke të dhënë një helm në vend të ilaçeve! Siç bëri më Reformën në Drejtësi! Na duhet një debat profesional mbi pronat dhe jo ilaçet-helmet të Soros për të gjetur zgjidhje dhe kjo duhet të përfshijë të gjithë aktorët, grupet e interesit dhe profesionistët dhe jo ligje që shkruhen natën dhe kalojnë në errësirë dhe fshehtësi nga bandat e sorrave të politikës!

Në reagimin tuaj, keni folur edhe për heshtjen e opozitës lidhur me këtë ligj. Pse sipas jush opozita nuk ka shprehur kundërshtinë e saj lidhur me këtë ligj antikushtetues?

I pari subjekt që reagoi me force ishte Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË”  një formacion i ri politik konservator dhe patriotik që po krijohet në Shqipëri dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve për të mbrojtur interesin publik dhe privat të qytetarëve shqiptarë.

Përgjigjen më të mire për këtë pyetje do ta merrja me copy paste nga deklarata e këtij Koalicioni: “Është e rëndë, madje kriminale që Ligje me karakter kaq të theksuar antikushtetues që cënojnë rëndë të drejtat bazë të pronës kanë kaluar pa asnjë reagim nga Opozita dhe pa reagim edhe opinioni profesional i grupeve të interesit madje edhe ndërkombtarët që gjoja japin asistencë ligjore në Shqipëri! Dhe kjo tregon kapjen totale të sistemit politik, juridik, ekonomik, mediatik, shoqërisë civile dhe vetë të ashtuquajturës “asistencë ndërkombëtare” nga Oligarkia Soros që kontrollon sot çdo qelizë të jetës institucionale të Shqipërisë. Ky atentat i papreçedentë ndaj pronës tregoi më shumë se kurrë se sa nevojë ka Shqipëria për një Opozitë të vërtetë dhe të pakapur nga Qeveria!”.

© SYRI.net

Share: