Intelektuali dhe Analisti i njohur Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 ka komentuar lëvizjen studentore të dhjetorit dhe vazhdimësinë e saj.
Që në nisje të saj, siç u shpreh ai pati përpjekje për ta përçarë e kapur, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama si autorin kryesor që punoi në këtë drejtim. Lubonja tha se Rama përdori dy mënyra për t’i përçarë studentët, e para i kundërvuri ndaj pedagogëve dhe e dyta nëpërmjet FRESSH.
“Dua të them që në fillim pati, përçarje, luftë për ta kapur. Kërkesat kanë edhe diçka, çdo lëvizje kur shikon që kërkesat e tyre nuk aprovohen ti e thellon dhe e politizon çështjen. Nëse ti më fut dhunë atëherë unë do protestoj ndaj dhunës. Në këtë aspekt nuk ka pasur një koordinim. Ka pasur përçarje dhe përçarjen kryesore ka dashur ta bëjë qeveria, e para me kundërvënien studentë- pedagogë pra, për ta drejtuar kundër pedagogëve për t’i intimiduar dhe linçuar dhe përpjekja tjetër është përmes asaj pjese të rinisë që është FRESSH. Jemi në një situatë kaotike, për mua siç e kam ndjekur, protestës i ka ikur kulmi ajo pika kulminante si lëvizje”,- komentoi Lubonja./faktor.al