Home KRYESORE Asistencializmi, nje detyre e shtetit! Nga Leonard Hoxholli

Asistencializmi, nje detyre e shtetit! Nga Leonard Hoxholli

Eshte mese e qarte se me ritmet e e tanishme te teknologjise sot, ne pak dekada, per te mos thene pak vite, punet qe dikur beheshin nga njerezit do te zevendesohen nga makinerite, robotet.

Fakt eshte se vende si Shqiperia, duke pasur nje krah pune te lire, do te preken te fundit nga ky fenomen, qe po ve ne krize klasen puntore perendimore.

Disa shtete evropjane, te zhvilluara ose jo, po tentojne te rregullojne problemin e mungese se punes duke ndertuar forma te ndryshme asistencializmi….

Po ne Shqiperi? Shqiperia eshte nje nga vendet qe nuk ka nje strategji punesimi, e si vijim as nje strategji reale asistencializmi.

Shteti lind si nevoje e qyteterimit per te siguruar jeten. Ne nje vend ku shteti nuk ekziston, çdo njeri mbron e fuqizon veten siç te mundet edhe ne krah te te tjereve. Shteti pra eshte rregullator i jetes dhe mirqenies se pergjithshme duke hequr pak nga mirqeniet e perveçme….

A eshte i domosdoshem asistencializmi ne Shqiperi? Absolutisht po. Ne nje vend ne krize si Shqiperia shteti ka per detyre te mbroje shtresat ne nevoje. Garantimi i bukes per ata qe nuk kane mundesi duhet te jete perparsi e shtetit shqiptar…

Shume nga problemet tona , largimi nga shqiperia, politizimi shoqeror, mungese enderrash per te ardhemn ne Shqiperi, dhuna e pakontrolluar dhe krimi ne familje shpesh kane per baze pamundesine dhe shqetesimin e nje pjese te mire te shoqerise e mundesise per te jetuar dhe ushqyer.

Shihet qartazi qe populli eshte i pakenaqur dhe i uritur. Perpos banderolave dhe fasadave fshihet nje shoqeri e varfer ne skamje….

Shteti shqiptar duhet ti garantoje çdo qytetari mbi 18 vjeç te drejten per te pasur nje jete sa me dinjitoze, garantimin e ushqimit.

Le te bejme nje shembull: nese shteti do ti jepte çdo personi qe nuk punon mbi 18 vjeç 150 mij leke te vjetra ne muaj, derisa shteti ose ai vete mos te gjej pune a mendoni se do te kishte nje largim te tille ne mase nga shqiperia? A mendoni se do te ulej kriminaliteti nese i garantohet çdo shqiptari te papune nje ndihme sociale prej 150 mij lekesh te vjetra, deri sa personi te hyje ne tregun e punes?

A mendoni se do te kishin kaq shume mbeshtetes e ndjekes partite politike nese shteti do ti garantonte qytetareve qe jane pa pune 150 mij leke te vjetra?

Shteti yne e ka mundesin ekonomike per te mbeshtetur ekonomikisht shtresat e varfra. Po ta shikoni shifra nuk eshte aspak e madhe. Nje buxhet shteti si ai shqiptar mund t’ja lejoje vetes nje shpenzim te tilleper te luftuar varferine. Qeveria shqiptare nuk e jep kete ndihme sepse e din se ne kete menyre qytataret do te ishin te lire, te lire nga politika. Te lire per te permirsuar gjendjen e tyre ekonomike ne atdheun e vet. Te lire per te gjendur nje vend pune ku te zhvillojne ambiciet e tyre, te lire realisht per tu rritur… Te lire mbi te gjitha nga frika e pyetjes: po mbeta pa pune si do t’ja bej? Te lire mbi te gjitha sepse nuk do te jene me te pashprese. Nje njeri i pashprese mund te beje çdo gje….

Nje asistencializm i nevojshem i shtetit do te rriste dhe konsumet, sepse do largohej percetpimi qe duhet te shpenzoj sa me pak se muajin qe vjen mbase s’do te kem asgje.

Sot, duke pare edhe çfare po ndodh rreth e rrotull nesh, jane mese te nevojshme masa per te luftuar varferine. Verini çfare emri te doni: asistencializem, te ardhura baze te garantuara nga shteti, e drejte qytetarie…quajeni çfare te doni vetem vihuni ne pune per te luftuar varferine qe ka kapluar sot Shqiperine! Nje nga mjetet eshte garantimi i te ardhurave ekonomike per ata qe jane me ne nevoje.

Share: