Baton Haxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin e Muç Nanos, “Provokacija” në Abc Neës, ku ka lavdëruar kryeministrin Rama, dhe e ka quajtur kryeministrin më të mirë që do të kenë shqiptarët për një kohë të gjatë.
“Rama është dëgjuesi më i mirë dhe është njeriu, i cili po u bind në tavolinë është i mrekullueshëm në shtrirjen e idesë, por është më i vështiri për ta bindur nëse nuk je i gatshëm që të ballafaqohesh me orë të tëra. Është kryeministri më i mirë që do ta kenë shqiptarët për një kohë të gjatë.
Shqipëria nuk ka një njeri që është i gatshëm ta fusë në veprim idenë, konjukturën të ardhmen brenda një koncepti. Ajo që e dallon Ramën prej të gjithëve është se është njeri me shije. Njerëzit që kanë probleme me shije kanë probleme me imagjinatën, ikin nga ballafaqimi, kurse Edi Rama ballafaqohet”.
Sipas Baton Haxhiut, Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit, kurse Berisha është intelektual në tavolinë dhe rrugaç në publik.
“Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit. Berishën e kam njohur shumë afër, intelektual në tavolinë, rrugaç në publik, rrugaç në publik në parlament është e pamundur si bashkëjtojnë bashkë. Me Berishën në tavolinë mund të flasësh për letërsinë politikën, në publik nuk e shoh, nuk ka politikan më të vrazhdë, më të paskrupullt, më të padëshirum me fjalor, sesa doktori/faktor.al